Ne ofrojmë inspektimin e veturës, blerjen, transportin dhe doganimin e veturës në Kosovë. Çdo veturë vjen me garanci dhe kontroll të plotë teknik.
Procesi i plotë i porositjes së veturës nga Korea deri në dorëzimin në Kosovë
Kërko në platformën tonë veturën që dëshironi
Pas përzgjedhjes së veturës mund të përcaktoni nëse dëshironi që ne të kryejmë procedurat e zhdoganimit, homologimit, regjistrimit si dhe mënyrën e pagesës me cash apo financim prej bankës
Plotëso të dhënat tuaja që ekipa jonë e shitjes të mund të ju kontaktojë
Pasi të konfirmoni porosinë, partnerët tanë në Korenë e Jugut do të bëjnë inspektim profesional të veturës
Në raportin që do të ju dërgojmë, do të shihni detajisht gjendjen vizuale dhe teknike të veturës
Pasi të vendosni për blerje të veturës, nënshkruhet kontrata dhe ekzekutohet pagesa
Vetura juaj arrin në Kosovë për afat kohor rreth 45 ditësh
Ne ofrojmë çmime transparente dhe konkurruese. Çmimi për çdo veturë është i specifikuar në të dhënat e veturës që po e kërkoni në platformën tonë. Çmimi përfshinë të gjitha taksat dhe tarifat, pa asnjë kosto të fshehur gjatë transportit apo pas mbërritjes në Kosovë.
Ne menaxhojmë të gjithë procesin e deri në dorëzim të çelësave, duke siguruar që vetura juaj të mbërrijë shpejt dhe pa komplikime.
Çdo veturë kalon një inspektim dhe kontrollim të detajuar dhe vjen me histori të pastër dhe transparente, duke garantuar cilësi dhe siguri maksimale.
Çdo veturë vjen në Kosovë me garancion të plotë, duke ju garantuar për gjendjen e saj, ashtu siç ju është prezantuar para blerjes.