Delfin Cars është një platformë për shitjen e automjeteve online e fokusuar në importin dhe shitjen e automjeteve nga Koreja e Jugut për tregun vendas. Si pjesë e Delfin LTD, e themeluar në vitin 2003, ne mbështetemi në mbi 21 vite përvojë dhe në reputacionin e krijuar për profesionalizëm dhe besueshmëri.
Përmes degës Delfin Auto (2016), grupi ka arritur sukses në shitjen e automjeteve dhe ka krijuar partneritete me marka të njohura ndërkombëtare.
Delfin Cars kombinon këtë përvojë me një qasje inovative, duke ofruar një proces të sigurt, transparent dhe të thjeshtë nga porosia e automjetit në Kore deri te dorëzimi në Kosovë.
Me një ekip profesionistësh, misioni ynë është të sjellim automjete moderne, të sigurta dhe me çmime konkurruese, duke vendosur klientin në qendër të çdo bashkëpunimi.
Proces i sigurt dhe transparent në çdo hap
Oferta më të mira për automjete cilësore
Ekspertë të dedikuar për nevojat tuaja