Ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh për importin dhe shitjen e automjeteve premium nga Koreja e Jugut, duke garantuar një përvojë profesionale dhe të besueshme në çdo hap të procesit.
Importojmë automjete të përzgjedhura me kujdes nga Koreja e Jugut, duke garantuar cilësi të lartë dhe çmime konkurruese. Partneritetet tona të forta sigurojnë akses në një inventar të gjerë.
Ekipi ynë i ekspertëve ju ndihmon të zgjidhni automjetin ideal sipas nevojave dhe buxhetit tuaj. Ofrojmë këshilla profesionale bazuar në përvojën tonë 21-vjeçare.
Menaxhojmë tërë procesin e dokumentacionit, nga homologimi, doganimi, deri te regjistrimi i automjetit. Ju merreni vetëm me çelësat e makinës tuaj të re.
Organizojmë transportin ndërkombëtar të automjeteve me kompani të sigurta dhe të besueshme. Automjeti juaj mbërrin në gjendje perfekte në destinacion.
Çdo automjet kalon një proces të rreptë inspektimi para dhe pas importit. Garantojmë cilësinë e makinave dhe gjendjen e tyre teknike të përsosur.
Ofrojmë asistencë të vazhdueshme edhe pas blerjes së automjetit. Jemi gjithmonë të gatshëm të ju ndihmojmë me çdo pyetje apo nevojë që mund të keni.
Të gjitha çmimet janë të qarta dhe pa kosto të fshehura. Dini saktësisht çfarë po paguani që në fillim.
Optimizojmë procesin e importit për të siguruar kohë sa më të shkurtër dërgese, zakonisht brenda 6-8 javësh.
Çdo automjet vjen me dokumentacion të plotë dhe garanci për gjendjen teknike siç është deklaruar.
Ju mbajmë të informuar në çdo fazë të procesit, nga porosia deri në dorëzimin e automjetit.
Shfletoni katalogun tonë ose na tregoni preferencat tuaja. Ekspertët tanë do t'ju ndihmojnë të gjeni automjetin perfekt.
Pas zgjedhjes, konfirmoni porositën dhe bëni pagesën fillestare. Ju informojmë për të gjitha kushtet dhe kohën e lëvrimit.
Ne kujdesemi për të gjithë procesin e importit, përfshirë transportin, doganimin dhe homologimin e automjetit.
Pasi të jetë gati, ju njoftojmë për të marrë automjetin tuaj të ri. Ju dorëzojmë me dokumentacion të plotë dhe të regjistruar.
Na kontaktoni sot për të marrë më shumë informacion rreth shërbimeve tona dhe për të filluar procesin e importit të automjetit tuaj ideal.